Juventusi pëson nga Atletico

Juventusi nuk po tregohet i fortë në garat europiane, pasi është mposhtur nga skuadra spanjolle, Atletico Madridi.

Sport

01/10/2014 23:45

Ndeshja në pjesën e parë ishte mjaft e qetë, pasi të dy skuadrat nuk donin të rrezikonin shumë, duke kthyer fokusin kah faza defanzive.

Në  minutën e 75, Juanfran pason deri te Arda Turan, i cili me një prekje të topit, arriti ta shtangë Buffonin për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Deri në fund nuk kishte ndonjë ndryshim rezultatin, dhe kështu Atletico merr tre pikë të arta nga ky takim.

Grupi A tashmë është bërë një spektakël i vërtetë, pasi katër skuadrat kanë nga tre pikë.

Video