Juventusi me urim special për Buffonin (VIDEO/FOTO)

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, sot feston 39 vjetorin e lindjes.

Sport

28/01/2017 17:09

Edhe pse në këtë moshë, portieri i kombëtares italiane vazhdon të paraqitet në nivele të larta, për të mbetur ndër më të mirët në botë.

Juventusi në faqet zyrtare të klubit në rrjetet sociale, i ka bërë një urim të veçantë kapitenit të tyre, të cilin e quajnë lider frymëzues.

“Portier i klasit botëror, lider frymëzues, fitues i lindur. Urime ditëlindjen, Gianluigi Buffon!”, shkruan në urimin e ditëlindjes së faqes zyrtare të klubit, përcjell lajmi.net.

“Magjia mund të vazhdoj gjatë”, shkruhej në videon e bashkangjitur nga urimi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6