Juventusi e shet Sandron, i hap rrugën transferimit të Marcelos

Alex Sandro është i gatshëm të transferohet te PSG për t’i hapur rrugë transferimit të Marcelos te Juventus.

Sport

14/07/2018 22:33

Ky është lajmi i fundit që vjen nga mediet në Francë.

Juventus vazhdon të përfshihet në lëvizje interesante këtë verë.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos, ‘Zonja e Vjetër’ po kërkon t’ia rrëmbejë Real Madridit edhe mbrojtësi Marcelo.

Kjo ka bërë që kampionët e Serie A të heqin dorë nga Alex Sandro, për të cilin interesim të madh po shpreh PSG./Lajmi.net/