Juventusi dhe Atletico ndahen në paqe

Juventusi dhe Atletico Madridi kanë luajtur pa gola në takimin e zhvilluar në Juventus Stadium, duke bërë kështu që skuadra spanjolle të kualifikohet si lidere e grupit A.

Sport

09/12/2014 22:43

Pjesa e parë ishte mjaft e mirë, me një Juventus i cili ishte më kërcënues dhe që kërkonte të shënonte golin e epërsisë.

Edhe pjesa e dytë ishte fotografi e së parës, me një Juventus më shumë kërkues. Sidoqoftë, as aj nuk na ka dhënë ndonjë gol.

Pas këtij barazimi, Atletico kualifikohet si lidere e Grupit A me 13 pikë, teksa Juventusi  është në vendin e dytë me 10 pikë.