Juventus me ndryshime në formacion kundër Sportingut

Massimiliano Allegri ka zgjedhur katërshen Cuadrado, Dybala, Mandzukic dhe Higuain për takimin e Ligës së Kampionëve.

Sport

18/10/2017 13:22

Juventus do të luajë me formacion sulmues në duelin ndaj Sporting Lisbonës.

Tuttosport ka njoftuar se trajneri Massimiliano Allegri ka zgjedhur katërshen Cuadrado, Dybala, Mandzukic dhe Higuain për takimin e Ligës së Kampionëve.

JUVENTUS (4-2-3-1): Buffon; Sturaro, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain. /Lajmi.net/