Juventus fiton “duelin” e parë me Realin në finale … (FOTO)

Real Madrid nga ana tjetër është i detyruar që të luajë me fanellën e dytë ose tretë.

Sport

13/05/2017 10:05

Juventus do ta luaje si vendase finalen e madhe të Cardiff-it më 3 qershor ndaj Realit. Në këtë mënyrë bardhezinjtë kanë të drejtën që në këtë përballje të luajnë me fanellën e tyre të parë, bardhezi.

Reali nga ana tjetër është i detyruar që të luajë me fanellën e dytë ose tretë, pasi e para e bardha nuk mund të përdoret.

“Galaktikët” do të paraqiten me ngjyrën vjollcë dhe jo të zezë siç ishte menduar në fillim nga mediat spanjolle.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6