Juve e Contes më e mirë se Barça e Guardiolës

Me fitoren e mbrëmshme kundër Milanit me rezultat 3-2, Juventus ka shënuar një tjetër rekord nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte. Falë fitores në Juventus Stadium, Bianconerët janë bërë skuadra më e pamposhtur e të gjitha kohërave, kanë njoftuar mediet italiane. Juventus ka bilanc më të mirë se Milani i Arrigo Sacchit dhe Barcelona e…

Sport

07/10/2013 13:30

Me fitoren e mbrëmshme kundër Milanit me rezultat 3-2, Juventus ka shënuar një tjetër rekord nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte.

Falë fitores në Juventus Stadium, Bianconerët janë bërë skuadra më e pamposhtur e të gjitha kohërave, kanë njoftuar mediet italiane. Juventus ka bilanc më të mirë se Milani i Arrigo Sacchit dhe Barcelona e Lionel Messit dhe Pep Guardiolës.

Prej kur mori drejtimin e Juventusit, Conte, në 106 ndeshje zyrtare, ka pësuar vetëm 9 humbje. Përqindja e disfatave 8.4, kundër 8.5% sa kishte Barcelona me Guardiolën.

Një rekord botëror që e bënë krenar Juventusin dhe e bënë të përmendet në panoramën e futbollit ndërkombëtar.