Joao Mario refuzon Besiktasin, pret oferta nga klube tjera

Joao Mario do të largohet nga Inter gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

14/08/2018 15:10

Pas aventurës në Premier League te West Ham, ku luajti i huazuar për 6 muaj, Joao Mario mund të transferohet në Spanjë.

Futbollisti i cili nuk u ambientua asnjëherë te Interi pritet të largohet gjatë këtyre ditëve të fundit të merkatos në Itali.

Ofertat për 25-vjeçarin nuk mungojnë, ku pas Real Betis, edhe Sevilla ka shfaqur interes për futbollistin.

Pikërisht ekipi i drejtuar nga Pablo Machin e shikon portugezin si përforcimin e duhur në mesfushë, transmeton “SS”.

Gjithsesi vlen të theksohet se cikli i tij me Interin ka përfunduar dhe zikaltrit nuk e llogarisin pjesë të skuadrës, ndërsa marrëdhëniet janë tensionuar javën e kaluar, kur Joao Mario refuzoi ofertën për t’u huazuar te Besiktas.