Javier Pastore i bashkohet skuadrës së madhe italiane

Roma ka përfunduar marrëveshjen me Paris Saint Germain për transferimin e Javier Pastore në stadiumin Olimpico.

Sport

21/06/2018 19:43

‘Giallorosët’ janë pajtuar që t’i paguajnë kampionëve të Francës 20 milionë euro për yllin argjentinas.

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja për transferimin e Pastores në Romë është arritur sot pasdite.

Pastore pritet që nesër t’i kryejë testet mjekësore para se të zyrtarizohet si lojtar i Romës.

Kujtojmë se Pastore nga Serie A, konkretisht skuadra e Palermos ishte transferuar te PSG./Lajmi.net/