Jashanica largohet nga Skënderbeu, befason me klubin e ri

Bajram Jashanica kishte paralajmëruar se do të largohej në janar nga klubi i Skënderbeut. 

Sport

15/12/2017 10:18

Pas aventurës europiane dhe kalimit me sukses në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu është fokusuar te merkatoja, sidomos në dalje, kur ka disa oferta për lojtarët më cilësorë, transmeton  Express.

Bajram Jashanica kishte paralajmëruar se do të largohej në janar nga klubi i Skënderbeut. Sipas “vipsport.al”, është mësuar cila është skuadra ku ai do luajë dhe mbi të gjitha, sa do përfitojë klubi korçar.

Mbrojtësi kosovar do t’i bashkohet Odise Roshit, Bekim Balajt dhe Bernard Berishës te Akhmat Grozny në kampionatin rus.

Ai ka arritur akordin për kontratën e re, ashtu si edhe dy klubet mes tyre. Skënderbeu do arkëtojë një shifër prej 330 mijë euro për kartonin. Një tjetër bonus i madh financiar, duke ditur edhe përfitimet që Skënderbeu mori nga pjesëmarrja e tij në Europë.