Januzaj ka një urim të veçantë për Kakan

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, ka uruar në mënyrë të veçantë Kaka-n, që një ditë më parë zhvilloi ndeshjen e fundit për Orlando City.

Sport

16/10/2017 20:42

Një herë fituesi i Topit të Artë, ende nuk ka definuar të ardhmen e tij, nëse do të kthehet në Brazil apo do të pensionohet tani nga futbolli.

Januzaj në rrjetet sociale, ka zbuluar se gjithmonë ka qenë një adhurues i Kaka, për t’i uruar më të mirën në të ardhmen.

“Si fëmijë, gjithmonë kam qenë tifoz i juaji. T’i dëshiroj më të mirat në të ardhmen”, thuhet në urimin e Januzajt.

Përndryshe Januzaj është i vetmi futbollist që ka luajtur për një shtet tjetër dhe ka të drejtën të zgjedh Kosovën./Lajmi.net/