“Jam i lumtur te Interi”

Milan Skriniar ka qetësuar tifozët e Interit për të ardhmen e tij.

Sport

16/03/2018 19:39

Mbrojtësi sllovak që po cilësohet si transferimi më i mirë në Serie A këtë edicion, është përfolur për një transferim te Barcelona.

Në prag të ndeshjes me Sampdoria, Skriniar ka thënë se tifozët duhet të jenë të qetë, duke shtuar se është i lumtur te Interi.

“Tifozët të jenë të qetë, unë jam i lumtur këtu”, ka deklaruar Skriniar.

Ai tutje ka folur edhe për transferimin e mundshëm te De Vrij te Inter, duke thënë se është një lojtar me cilësi dhe do të ndihmonte shumë skuadrën./Lajmi.net/