Ja si e shkatërruan autobusin e Plisave në Mitrovicë (FOTO)
Nuk ka kaluar edhe kësaj here pa incidente përballja mes ‘Torcidas’ dhe ‘Plisave’.
Sport
Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ku Sigal Prishtina e mposhti Trepçën në ‘Minatori’, ka pasur incidente mes tifozërive.
Kjo bëri që pas pjesës së parë policia të largojë nga palestra ‘Plisat’.
Autobusi i këtyre të fundit sipas një fotografie të postuar në rrjetet sociale, është dëmtuar nga tifozët vendas, që i kanë thyer xhamat.
Këtë e konfirmojnë ‘Plisat’ me anë të një postimi në Facebook./Lajmi.net/