Ja si e festoi presidenti i Sampdorias fitoren kundër Milanit (FOTO)

Sampdoria ka shënuar fitore të rëndësishme këtë xhiro në Serie A, duke mposhtur Milanin.

Sport

24/09/2017 20:30

Në stadiumin ‘Luigi Ferraris’, në kuadër të xhiros së gjashtë, Sampdoria ka mposhtur 2:0 Milanin, me golat e shënuar nga Zapata në minutën e 75’ dhe Alvarez në minutën e 90’.

Të fitosh kundër Milanit, sigurisht që është një ndjenjë e papërshkrueshme, dhe këtë e dëshmon edhe festa e presidentit të Sampdoria, Massimo Ferrero.

Presidenti Ferrero, edhe pse në moshë, hyri në fushë për të festuar së bashku me lojtarët, e duke përshëndetur tifozët./Lajmi.net/