Ja kë e falënderon Salah pas katër golave të shënuara ndaj Watfordit

Mohamed Salah ka falënderuar bashkëlojtarët e tij te Liverpooli pas katër golave të shënuara në fitoren 5:0 ndaj Watfordit.

Sport

17/03/2018 21:44

‘The Reds’ në kuadër të xhiros së 31’-të të Premierligës kanë mposhtur 5:0 Watfordin në ‘Anfield Road’.

Katër nga pesë golat u shënuan nga Mohamed Salah, që është lojtari më në formë sot në Evropë.

Pas ndeshjes, Salah ka falënderuar bashkëlojtarët e tij, duke thënë se pa ata nuk do të mund të arrinte realizimin e golave.

“Më duhet t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi, pa ata nuk do të mund ta arrija këtë”, ka deklaruar Salah pas ndeshjes./Lajmi.net/