Ja çfarë i tha Guardiola Alban Mehës

Alban Meha ka zbuluar për mediat gjermane se ka marrë një lavdërim nga Pep Guardiola, i cili e ka thënë se ai ka një të djathtë shumë të fortë.

Sport

23/02/2015 10:54

Pep Guardiola i ka thënë disa fjalë Alban Mehës kur këta dy të fundit janë përballur gjatë këtij vikendi në kuadër të ndeshjes së Bundesligës.

“Guardiola më ka thënë se unë kam një të djathtë shumë të fortë dhe se duhet të vazhdoj në këtë mënyrë”, tha Alban Meha për të përditshmen gjermane, Bild.

“E vlerësoj një gjë të tillë e cila është një kompliment shumë i madh për mua. Është nder kur një gjë të tillë e thotë një trajner si Guardiola”, përfundoi Meha.