Ivan Rakitic ka vendosur se ku do të transferohet

Tashmë është bërë e ditur se Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona në fund të sezoi.

Merkato

14/02/2019 14:49

Barcelona nuk llogaritë më në shërbimet e Ivan Rakitic, andaj do ta shet atë në verë.

Mesfushori kroat është duke u kërkuar nga Manchester United dhe Chelsea, ndërsa katalonasit kërkojnë 65 milionë euro nga shitja e tij, përcjell lajmi.net.

Dy skuadrat nga Premierliga nuk ofrojnë më shumë se 40 milionë euro për të, andaj Barcelona do të tentojë ta shet atë në Kinë.

Por, Rakitic e dëshiron qëndrimin në Evropë, andaj Chelsea mund të hyj në marrëveshje me katalonasit duke e ofruar Willianin dhe duke marrë një shumë të parave. /Lajmi.net/