Ishte e lejuar të voziste deri në 50km/h, i vjen dënimi se kishte vozitur 696 km/h! – Lajmi.net
Ishte e lejuar të voziste deri në 50km/h, i vjen dënimi se kishte vozitur 696 km/h!
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 12:12, 9 May 2018
Një banues i Hensies, më zonën kufitare franko-belge, nuk do të kishte dashur të pranonte më kurrë letra me dënime të tilla.

Ai nuk u ka besuar syve të tij kur e ka vërejtur se e kishte arritur shpejtësinë në Quiévrain, prej 696 km/h, që do të thotë me një shpejtësi prej 193 metrash në sekondë, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch.

Ai menjëherë e ka kuptuar se bëhet fjalë për ndonjë keqinterpretim, pasi me veturën e tij të llojit “Opel Astra” ka qenë e pamundur të tejkalojë shpejtësinë prej 654 km/h, duke llogaritur edhe shpejtësinë e lejuar prej 50 km/h.

“Djali im ka vozitur në kufirin e normales, më së shumti 60 km/h”, ka pohuar nëna e vozitësit për të përditshmen franceze “La Province”.

Vozitësi e ka paraqitur rastin në stacionin policor dhe tani pret dënimin e ri, por pak “më të arsyeshëm”.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Stealth Sniper