Ish ylli i Real Madrid thotë se Ibrahimovic ishte xheloz ndaj tij

Rafael Van der Vaart ka folur për kohën kur ai ishte bashkë ojtarë me Zlatan Ibrahimovic, tek skuadra e Ajax Amsterdam.

Sport

27/08/2018 19:36

Ata kishin kaluar tre vite së bashku tek Ajax, deri sa Juventus e “rrëmbeu” ‘Ibracadabran’.

I pyetur për marrëdhëniet e tij me Ibran, Van der Vaart  për “football.ua” është shprehur: “Ishim të dy të rinj. Unë isha lojtari më i mirë në Ajax dhe kur ai erdhi mendonte se ishte më i miri. Ai ishte paksa xheloz asokohe. Nuk kam ndonjë problem të madh me të. Ishim të rinj dhe ishte përplasje e egove.

Rafael Van der Vaart kulmin e karrierës e arriti kur i’u bashkua Real Madridit. /Lajmi.net/