Ish mbrojtësi i Liverpool ngritë në qiell Virgil van Dijk

Virgil van Dijk ka pranuar disa lëvdata nga ish mbrojtësi i Liverpool.

Sport

16/02/2019 16:30

Sami Hyppia ka konsideruar se kërkesa 75 milionëshe e Jurgen Klopp është një prej bizneseve më të mira të kryera nga Liverpool.

Van Dijk ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme nën fanellën e Liverpool, dhe Hyppia mendon se ai është më i miri.

“E kam vënë re qysh kur erdhi këtu se ai do të jetë pjesë kryesore e skuadrës” ka thënë Hyppia për “PA Sport”, transmeton lajmi.net.

“Ai menjëherë po organizonte mbrojtjen, ai ishte lideri në vijën mbrapa dhe me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë më i rëndësishëm” ka thënë tutje ish mbrojtësi i ‘The Reds’.

Van Dijk erdhi tek Liverpool nga Southampton, për 75 milionë funte. Kjo lëvizje u kritikua në fillim, por holandezi ka justifikuar paratë e shpenzuara për të. /Lajmi.net/