Ish futbollisti i Juventusit nuk i kalon testet mjekësore, dështon transferimi (FOTO)

Martin Caceres ka një problem serioz.

Sport

20/01/2017 11:45

Martin Caceres nuk ka arritur t’i kalojë testet mjekësore para transferimit në Trabzonspor.

Sipas medieve turke, ish mbrojtësi i Juventusit nuk është paraqitur në gjendje të mirë fizike, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, klubi turk ka vendosur që ta bllokojë marrëveshjen për transferimin e tij.

Caceres është futbollist i lirë pas largimit nga Juventus në verën e vitit të kaluar. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6