Isco: Reali e meritoi fitoren

Real Madrid e ka merituar fitoren ndaj Manchester Unitedit.

Sport

09/08/2017 08:14

Kështu ka deklaruar njëri nga realizatorët në fitoren e Realit, mesfushori Isco.

Isco ka thënë se Real Madrid ishte skuadër më e kompletuar, dhe e meritoi fitoren.

“Ne kishim më shumë mundësi për të shënuar më shumë gola dhe kjo na bëri më të vështirë ndehsejn në fund”, deklaroi Isco, përcjell lajmi.net.

“Në përgjithësi skuadra luajti një lojë të kompletuar dhe meritoi fitoren”./Lajmi.net/