Isco: Do t’i bëjë presion Benitezit

Isco ka paralajmëruar se do të vazhdojë me formën e mirë, në mënyrë që ta detyrojë trajnerin Rafael Benitez ta zgjedhë atë për formacionin startues.

Sport

01/11/2015 09:47

Futbollisti i Real Madrid ka deklaruar se përmes paraqitjeve të tij, do t’i bëjë presion Benitezit për ta futur atë në lojë si startues.

“Ndjehem rehat kudo që luajë, përderisa jam në fushë”, ka thënë ai.

“Do të vazhdojë dhe të punojë, në mënyrë që t’ia bëjë të vështirë menaxherit”, theksoi spanjolli.

Isco e realizoi golin e parë në fitoren e Real Madridit ndaj Las Palmas.