Interi njofton se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër presidentit të Javier Tebas

Interi ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër presidentit të La Ligas, Javier Tebas për deklaratat e bëra sot në shtyp.

Sport

17/08/2018 19:52

Tebas gjatë një interviste për media, ka folur spekulimet që e lidhnin mesfushorin e Real Madrid, Luka Modric me Interin.

Kreu i Federatës së Futbolli të Spanjës, është shprehur i befasuar me Interin, për të cilët mendon se nuk kanë para dhe ishin gati të joshnin Modricin.

“Më habiti edhe Interi, që nuk ka para, por që ishte gati të joshte Modricin me paga që nuk dihet se nga do vinin”, ka deklaruar Tebas.

Kundër kësaj deklarate ka reaguar Interi, përmes një komunikate për shtyp.

“Interi bën të ditur se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër z. Javier Tebas për deklaratat e bëra në shtyp”./Lajmi.net/