Interi e “ulë në tokë” Juventusin (VIDEO)

Interi e ka fituar derbin e madh italian ndaj Juventusit.

Sport

18/09/2016 19:58

Zikaltërit kanë mposhtur në ‘San Siro’ kampionët e Serie A, me rezultat 2:1.

Derbi më i madh italian dhuroi emocione të mëdha përgjatë 90 minutave.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 66’, kur Lichtsteiner kaloi në epërsi Juventusin.

I shpejtë ishte reagimi i Interit, që barazoi me anë të Icardit në minutën e 68’.

Dhjetë minuta më vonë Interi bëri përmbysjen kur Perisic shënoi goli të bukur me kokë.

Pas xhiros së katërt, Juventusi renditet në vendin e dytë me 9 pikë, ndërsa Interi në vendin e gjashtë me 7 pikë.


////////// by ak-productions

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.