Interi 16 pikë para Milanit, deklaratë epike nga Zanetti

“A e keni pritur të jeni 16 pikë para Milanit? Sinqerisht jo".

Sport

12/12/2017 18:42

Javier Zanetti nuk ka pritur që Interi të jetë 16 pikë para Milanit.

Legjenda zikaltër ka vetëm fjalë të mëdha për trajnerin Luciano Spalletti, përcjell “Lajmi.net”.

“A e keni pritur të jeni 16 pikë para Milanit? Sinqerisht jo, por e kam pritur që trajneri do të bëjë një punë të madhe”, deklaroi Zanetti.

“Spalletti di si të punojë me këtë djem. Ai u ka dhënë shumë besim dhe besim se mund të kthehen në Ligën e Kampionëve”.

“Scudetto? Është e vështirë që të flitet për Scudetto, pasi janë katër ekipe që ndahen nga katër pikë”, shtoi ai. /Lajmi.net/