Inter transferon yllin e madh nga Roma për 40-45 milionë euro (FOTO)

Inter kërkon një përforcim të madh nga Roma.

Merkato

03/03/2017 11:12

Inter është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Romës, Kevin Strootman.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se “Nerazzurrët” kanë filluar kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistit holandez.

Madje, Inter është i gatshëm të paguajë 40-45 milionë euro për transferimin e tij në Giuseppe Meazza, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Strootmanit i është bërë gati oferta me rrogë prej 5 milionë euro në Inter. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6