Inter transferon një prej futbollistëve më të mirë në botë? (FOTO)

Pronarët e rinj të Interit planifikojnë një blerje të madhe në sulm për sezonin e ardhshëm.

Merkato

02/03/2017 10:03

Antoine Griezmann, Alexis Sanchez ose Federico Bernardeschi.

Njëri prej tyre do të transferohet në Inter, gjatë afatit kalimtar të verës, raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

Grupi Suning, pronarët e rinj të “Nerazzurrëve” dëshirojnë të transferojnë një sulmues të madh në Giuseppe Meazza, përcjell “lajmi.net”.

Dhe, përveç Bernardeschit nga Fiorentina, opsion janë edhe dy prej sulmuesve më të mirë në botë, Griezmann nga Atletico Madrid dhe Sanchez nga Arsenal. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6