Inter shkarkon Mazzarrin?

Walter Mazzarri ka frikë. Nëse trajneri i Interit nuk e siguron kualifikimin për në Europa League, atëherë do të shkarkohet nga detyra, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport. Mirëpo, ndarja mund të vjen edhe në rast se Nerazzurrët kualifikohen në Evropë pasi pronari i ri Erick Thohir nuk është i bindur nga…

Sport

02/04/2014 09:08

Walter Mazzarri ka frikë. Nëse trajneri i Interit nuk e siguron kualifikimin për në Europa League, atëherë do të shkarkohet nga detyra, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

Mirëpo, ndarja mund të vjen edhe në rast se Nerazzurrët kualifikohen në Evropë pasi pronari i ri Erick Thohir nuk është i bindur nga ish trajneri i Napolit.

Pas humbjes nga Atalanta dhe barazimit me Udinesen, në udhëtim te Livorno, Thohir pësoi një tjetër dëshpërim të radhës ku përcolli ekipin duke luajtur 2:2 edhe pse ishte në avantazh prej dy golash pas pjesës së parë.

Dyshimet rreth Mazzarrit shtohen edhe nga fakti se zhveshtorja e Interit duket se nuk është duke e përcjell trajnerin dhe vendimet e tij taktike, që shpeshherë kanë ndryshime nga ndeshja në ndeshje.

Mazzarri ka kontratë me Interin deri në vitin 2015. Si pasardhës së tij ka filluar të qarkullojë emri i Frank de Boer por edhe Sinisa Mihajlovic.