Inter po e shet yllin e madh për ta transferuar lojtarin e rivalit nga Serie A

Inter është gati të marrë një vendim që mund mos t’u pëlqej tifozëve të tyre.

Merkato

09/01/2019 10:02

Inter është i gatshëm që ta shet Ivan Perisicin në këtë afat kalimtar të janarit.

Skuadra italiane dëshiron ta shet kroatin, në mënyrë që të krijoj fonde për transferimin e Sergej Milinkovic-Savic, përcjell lajmi.net.

Mesfuhsori i Lazio kushton 100 milionë euro, andaj Inter do të heqë dorë nga Ivan Perisic.

Kroati është i lidhur me një kalim te Manchester United, andaj nerazurët shpresojnë t’i marrin 70 milionë euro nga shitja e tij. /Lajmi.net/