Inspektorët e UEFA-së kanë një mesazh për Kosovën

Nicolaus Marshall dhe Thomas Grunther, dy inspektorët e UEFA-së janë paraqitur në konferencë për media.

Sport

28/02/2017 15:23

Nicolaus Marshall dhe Thomas Grunther, dy inspektorët e UEFA-së, së bashku me disa zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Departamentit të Sportit, kanë vëzhguar nga afër punimet që po bëhen në stadiumin e Prishtinës.

Ata po ashtu u paraqitën në konferencë për media.

“Jemi këtu për të ju ndihmuar në implementimin e projektit, shpresojmë të jetë moti i mirë dhe të vazhdojnë punimet”, ka deklaruar Nicolaus Marshall në konferencën për media, përcjell “Lajmi.net”.

“Ju uroj progres në punime dhe shpresojë t’i kryeni me kohë. Ne kemi ardhur këtu dhe do t’i përcjellim punimet në stadium në vazhdimësi”, ka theksuar Marshall. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6