Inovacioni i Google, paralajmëron shoferët për kalimet e trenave

Administrata Federale e Hekurudhave të SHBA-ve, ka njoftuar të hënën se gjiganti amerikan Google do të shtojë në menynë e saj të sistemit navigues, alarmet audio dhe vizuale për të paralajmëruar shoferët për kalimet hekurudhore.

Auto & Tek

29/06/2015 23:46

Administrata u ka kërkuar edhe katër kompanive tjera si, Apple, Garmin, Tom Tom dhe AOL Map Quest, që ti bashkohen partneriteti të ngjashëm të hartave, duke përdorur të dhënat e administratës për të identifikuar kalimet hekurudhore, raporton ABCNews.

Sipas AFH, rreth 270 njerëz kanë vdekur vitin e kaluar nga përplasjet rrugore-hekurudhore. Dhe me përdorimin e aplikacioneve të navigimimt për të arritur në destinacionet e tyre, shoferët do të jenë më të sigurt nëse informohen në detaje rreth kalimeve hekurudhore, transmeton lajmi.net.

Sarah Feinberg, administratore pranë AFH dhe njëherit ish-ekzekutive në Facebook INC, ka deklaruar se veprimi i AFH posedon të dhënat gjeografik dhe pikat pothuajse çdo kalim hekurudhor në gjithë Amerikën.