Infiniti zbulon konceptin e ri Q80

Infiniti sapo ka zbuluar plotësisht konceptin e ri Q80, i cili duket të jetë mjaft luksoz.

Auto & Tek

01/10/2014 19:48

I para-shfaqur një javë më parë me një imazh të vetëm, Infiniti tani ka zbuluar detaje të plota dhe më shumë fotografi të konceptit më të fundit të tij, të quajtur ‘Inspirimi Q80’.

Kjo veturë, e cila do ta bëj debutimin zyrtar këtë vit në Paris, është një veturë me 550 kuaj-fuqi, një koncept tejet luksoz që fuqishëm i jep shpresa kompanisë për një prodhim më të gjerë të tij, transmeton Lajmi.net.

Fuqia e veturës vjen nga motori V6 3.0-litërsh i binjakëzuar me turbo, që është i montuar përpara, i ndarë me një motor tjetër elektrik për të kombinuar një dalje të fuqisë prej 550 kuaj-fuqi dhe 553 çifteve rrotulluese.

Fuqia dërgohet në të katër rrotat përmes ndërruesit automatik të nëntë shpejtësive.

Pretendohet se kjo veturë kapë një shpejtësi prej 92kmh në vetëm 3 sekonda, dhe një shpejtësi maksimale prej 250kmh.

Pamja e veturës siç edhe shihet në foto është me një trup muskuloz që e bënë atë të duket mjaft bukur. Vetura pritet të prodhohet në një të ardhme të afërt, transmeton Lajmi.net.