Icardi largohet nga Interi, kalon në Premierligë për 90 milionë euro

Mauro Icardi mund të largohet nga Interi për t’u transferuar në Premierligë te skuadra e Chelsea.

Sport

20/10/2018 10:12

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka humbur durimin me sulmuesin Alvaro Morata, me formën e dobët që po kalon ky i fundit në javët e para në Premirligë.

Ish trajneri i Napolit është i vendosur të sjellë një emër të madh për fazën e sulmit në afatin kalimtar të janarit.

Mediet në Angli shkruajnë se emri më i preferuar është ai i sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Chelsea për Icardin është e gatshme të ofrojë deri 90 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Interi do të dorëzohet përballë kësaj oferte për Icardin, i cili është edhe lojtari kryesor i skuadrës./Lajmi.net/