Ibrahimovic zbulon arsyen pse refuzoi Arsenalin

Zlatan Ibrahimovic ka shpjeguar arsyen pse nuk nënshkroi me klubin londinez, Arsenal.

Sport

02/12/2017 12:40

Zlatan Ibrahimovic ka rikujtuar provat e famshme në Arsenal në vitin 2000 duke i quajtur si humbje kohe.

Sulmuesi i Manchester United ka shpjeguar arsyen pse nuk nënshkroi me klubin londinez.

“Shkova në Londër për një takim me Wengerin i cili më ftoi në prova në Arsenal”, deklaroi Ibrahimovic për “Sky Sport Italia”, përcjell “lajmi.net”.

“I kam thënë se nuk bëj prova, ose më merr ose jo, nuk kam ardhur këtu për të humbur kohë”, u shpreh Ibrahimovic. /Lajmi.net/