Ibrahimovic pensionohet në PSG

Ylli i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic insiston se është i lumtur në klubin francez, dhe ka bërë të ditur se planifikon të pensionohet në Parc des Princes.

Sport

01/05/2014 16:38

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka bërë të ditur se planifikon të pensionohet në Parc des Princes.

Ylli suedez, së fundmi ka përfunduar në qendër të spekulimeve rreth largimit të tij nga klubi gjatë verës. Por, Ibrahimovic ka insistuar se dëshiron të mbetet në klub, madje duke u pensionuar në Paris.

“Do të përfundoj në Paris, karrierën time si futbollist”, deklaroi Ibrahimovic për 100% PSG.

“Kam kontratë të mirë që vlen edhe për dy sezone të tjera. Më ndodh të lexoj spekulime që sugjerojnë se do të largohem nga klubi, mirëpo e sqaroj se ndihem shumë mirë këtu, jam shumë i lumtur në Paris dhe dua të përfundoj karrierën time si futbollist në Paris Saint-Germain”, përfundoi ai.

Ibrahimovic u transferua në Paris Saint-Germain nga Milan në verën e vitit 2012.