Ibrahimovic ndahet nga Man Utd, zgjedh klubin që ka shumë tifozë në Kosovë

Zlatan Ibrahimovic është parë në Stamboll ku është duke zhvilluar negociata për transferim në Besiktas.

Merkato

12/01/2018 09:29

Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm ta shkëpus kontratën në Manchester United.

Mediat angleze raportojnë se sulmuesi suedez është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë dhe mund të largohet nga klubi si futbollist i lirë.

E ardhmja e tij raportohej se mund të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell “lajmi.net”.

Por, sot qarkullon lajmi se Ibrahimovic është parë në Stamboll ku është duke zhvilluar negociata për transferim në Besiktas, klub që ka shumë tifozë edhe në Kosovë. /Lajmi.net/