Ibrahimovic, më i fortë se Ronaldo e Messi

Mino Raiola thotë se klienti i tij, Zlatan Ibrahimovic, është futbollist më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Sport

06/02/2015 23:00

Zlatan Ibrahimovic është futbollist më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, sipas menxherit të tij, Mino Raiola.

Ylli i Paris Saint-Germain nuk ka hyrë në mesin e tre finalistëve për Topin e Artë, por vazhdon të shkëlqejë për skuadrën franceze duke realizuar 18 gola në 25 paraqitje për klubin dhe Kombëtaren e Suedisë gjatë këtij sezoni.

“Një Zlatan i ri? Ai nuk do të ekzistojë kurrë. Ai është më i fortë se Ronaldo dhe Messi”, deklaroi Raiola për mediat franceze.

“Ai ka kontratë deri më 2016 por nuk më pëlqen të bëj parashikime për të ardhmen e tij. Ai ka një kontraetë dhe kontrata respektohet”, u shpreh ai.