Ibrahimovic i del në mbrojtje Mourinhos, ‘godet’ lojtarët e Unitedit

Zlatan Ibrahimovic ka folur për gjendjen jo të mirë te Manchester United.

Sport

11/10/2018 10:15

Sulmuesi suedez që fitoi Ligën e Evropës me Manchester United, i ka dalë në mbrojtje trajnerit Jose Mourinho.

Ibrahimovic ka thënë se Jose Mourinho mund ta fitojë Premierligën me Manchester Unitedin, por nuk mund të bëjë të pamundurën me një skuadër jo cilësore.

“Unë mendoj se ai ka aftësinë për të fituar Premierligën”, ka thënë Ibrahimovic për ‘The Mirror’, përcjell ‘lajmi.net’.

“Mendoj se ai është trajneri i duhur për atë skuadër, për ata lojtarë”.

“Trajneri është aq i mirë sa edhe vetë skuadra, kështu që ai nuk mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme nëse skuadra nuk është mjaftueshëm e mirë”, ka përfunduar Ibra./Lajmi.net/