Ibrahimovic, fillojnë bisedimet

Ibrahimovic, ka filluar negociatat për vazhdimin e qëndrimit në Paris Saint-Germain.

Sport

02/12/2015 09:53

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, ka filluar negociatat për vazhdimin e qëndrimit në klub.

Ylli suedez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me kampionin e Ligue 1.

Por, sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, ai ka filluar kontaktet për vazhdimin e saj, deri në verën e vitit 2017, përcjell “Lajmi.net”.

Ibrahimovic së fundmi kërkohej nga ish klubi i tij, Milan.

Kurse, ai ka pranuar se mund të pensionohet në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.