I erdhën në majë të hundës femrat, futbollisti bëhet prift për të varfërit

Ish-mesfushori i "Manchester United", Philip Mulryne tani bën një jetë që është shumë larg nga ditët e tij me makina të shpejta dhe marrëdhënieve seksuale me shumë femra.

Sport

18/11/2017 15:48

Dikur ai fitonte 600.000 paund në vit si futbollist por sot është kthyer në një prift dhe mban mesha për të varfrit.

Ish-mesfushori i “Manchester United”, Philip Mulryne tani bën një jetë që është shumë larg nga ditët e tij me makina të shpejta dhe marrëdhënieve seksuale me shumë femra.

“Stili i jetës që bëja më sillte kënaqësi, por asgjë nuk zgjaste. Fillova të mërzitesha dhe kërkoja gjithnjë e më shumë. Pas disa kohësh nisa të pyes veten se çfarë po bëja, përcjell “Albeu.com”.

Derisa kuptova se ai nuk ishte stili i jetës që do më bënte të lumtur”, ka rrëfyer Mulryne.