I dështoi Malcom, por Roma merr super-lojtarin e La Ligas

Nzonzi zgjedh Serien A për të vazhduar karrierën.

Sport

03/08/2018 13:46

Steven Nzonzi do të bëhet shumë shpejtë me ekip të ri.

Ai është afër transferimit te Roma, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Le10Sport”, verdhekuqët kanë arritur marrëveshje me lojtarin.

Ai ka qenë i lidhur me transferimin te Barcelona e Arsenali, por i ka thënë “po” Romës.

Italianët janë afër marrëveshjes edhe me Sevillan.

Andaluzianët kërkojnë mbi 30 milionë euro për francezin gjigant. /Lajmi.net/