Hysaj krijon problem te Chelsea, ende pa u larguar nga Napoli

Elseid Hysaj spekulohet se kërkohet nga menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri.

Sport

23/01/2019 11:10

Chelsea vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysaj.

“Daily Mirror” shkruan se reprezentuesi shqiptar është kërkesë e ish trajnerit të tij nga Napoli, Maurizio Sarri, aktualisht në drejtim të “Blues”.

Por, ardhja e mundshme e Hysajt mund të krijojë probleme te Chelsea, transmeton lajmi.net. Kapiteni i ekipit, Cesar Azpilicueta nuk e mirëpret konkurrencën e re nga Hysaj për një vend në formacionin bazë.

Po ashtu, Davide Zappacosta menjëherë do të kërkojë largimin nga klubi dhe rikthimin në Itali ku kërkohet nga skuadra e Lazios. /Lajmi.net/