Huracan i gjelbër shkëlqen në Spanjë

Lamborghini Huracan ishte njëri nga yjet në shfaqjen e veturave në Gjenevë, por duke e parë atë tash në rrugë me një ngjyrë të punuar mirë duket më i freskët dhe më mahnitës.

Auto & Tek

02/05/2014 18:00

Ky shembull i veçantë i kësaj veture ishte kapur në Marbella, Spanjë, i cili kishte marrë një dizajn të ngjyrës së gjelbër gjithëpërfshirëse.

Sipas raporteve, rreth 25 modele Huracan janë në këtë rajon aktualisht, si pjesë e një projekti fotografik për një botim gjerman.

Efekti i punës së mrekullueshme të ngjyrosjes së veturës thekson skajet e mprehta dhe stilin agresiv të tij. Me mbi 1500 porosi të kësaj veture, Lamborghini ka arritur një sukses të madh.

Fotografitë e kapura në Spanjë të kësaj veture i kemi sjellë edhe për ju, që mund t’i shihni më lartë.