Humb edhe në shtëpi, Shkëndija eliminohet nga Salzburgu në kualifikimet për Champions

Shkëndija është eliminuar nga faza e tretë kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Sport

14/08/2018 22:07

Skuadra shqiptare u mposht edhe në ndeshjen e kthimit nga Salzburgu.

Austriakët triumfuan në Shkup me rezultat minimal, 1:0.

Kësisoj, Salzburgu kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm, 4:0.

Ata ndeshjen e parë e kishin fituar 3:0.

Arritja në këtë raund, është sukses historik për Shkëndinë. /Lajmi.net/