Hoeness zbulon ku do të luajë Boateng

Jerome Boateng në fund duket se do të mbetet te skuadra e Bayern Munichut.

Sport

29/08/2018 13:05

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness pret qëndrimin e mbrojtësit Jerome Boateng.

Kreu i klubit bavarez nuk beson se ylli gjerman do të largohet nga klubi, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Deri më sot, them se Boateng do të mbetet në Bayern Munich”, u shpreh Hoeness, përcjell “lajmi.net”.

Boateng së fundmi kishte zgjuar interesim nga skuadra e Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/