Historia motivuese e Richarlison, nga “zero” në Everton

Richarlison, braziliani i cili u transferua në Everton gjatë kësaj vere, ka komentuar një pjesë nga e kaluara e tij.

Sport

16/09/2018 23:08

Ish anëtari i Watford pati performanca fenomenale, të cilat nxitën drejtuesit e Everton për të paguar një shumë të konsiderueshme për shërbimet e lojtarit.

Mirëpo, jo e gjithë rruga e brazilianit ishte e bukur, siç ne e shohim sot jetën e tij.

“Nuk kam mjaftueshëm gishta të numëroj skuadrat që më refuzuan. Isha gati të dorëzohem nga futbolli, por u nisa në udhëtimin e fundit,  të cilin e bëra me paratë e fundit që kisha, të cilat ishin mjaftueshëm për të siguruar një biletë vajtëse. Po të mos i’a dilja mbanë, nuk do të kisha para të kthehem në vendin tim” ishin fjalët e Richarlison.

Shumë ekspertë dyshuan në shumën e shpenzuar nga Everton për lojtarin, mirëpo braziliani po justifikon milionat me paraqitjet e tij. /Lajmi.net/