Historia emocionuese e portierit më të shtrenjtë në histori, që ishte afër të linte futbollin

Alisson Becker u bë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke u transferuar nga Roma te Liverpooli për 67 milionë euro.

Sport

20/07/2018 22:34

Portieri brazilian sezonin e kaluar ishte pika më e fortë e Romës falë paraqitjeve të jashtëzakonshme, duke bërë që në drejtim të tij të vijnë shumë oferta.

Ishte Liverpool që arriti të bind Romën me një shumë marramendëse prej 67 milionë euro, për ta bërë 25 vjeçarin si portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Por, para se të arrinte deri te ky sukses, Alisson ka kaluar një periudhë të vështirë sa ishte afër edhe të largohej nga futbolli.

Kur Alisson ishte në moshë rinore, ai ishte shumë i shkurtër dhe askush nuk besonte se do të mund të vazhdonte të stërvitje për t’u bërë profesionist.

Por gjithçka ndërroi gjatë një viti, në moshën e tij 15-16 vjeçare, kur përjetoi një rritje rekorde të gjatësisë, gjë që bindi Porto Alegren që ta mbajë në skuadër./Lajmi.net/