Historia e dhimbshme e Modricit që ka përlotur gjithë botën

Luka Modric është shndërruar në një kandidatë serioz për çmimin e Topit të Artë pas suksesit me Kroacinë, ku kanë arritur të kualifikohen deri në finale të Kupës së Botës.

Sport

14/07/2018 22:54

Por, për të arritur deri këtu, ylli kroat ka kapërcyer shumë vështirësi serioze në jetën e tij.

Kur kapiteni i Kroacisë ishte vetëm 6 vjeç, jeta e tij u trondit kur gjyshit i tij i dashur ra në duart e banditëve militantë serb, ndërsa ai u detyrua të jetonte si refugjat në atdheun e shkatërruar nga lufta.

BBC ka publikuar një dokumentar ku shfaqet Luka Modric duke ruajtur bagëtitë.

Kjo video daton në vitin 1990, ku Modric dhe familja e tij jetonte pranë maleve të Velebit në Dalmacinë Veriore.

Pavle Balenovic e kapi Modricin në kamerën e tij teksa po e xhironte një dokumentar për kafshët e egra në mesin e viteve 1989 dhe 1990, por vetëm tani e ka kuptuar se në videot e tij ishte një fëmijë që sot është superyll në ekipin e Real Madridit.

“Familja Modric ishte shumë e mirë, njerëz këndshëm. I vizitoja sa herë që shkoja për të xhiruar për kafshët e egra në bjeshkë. Mora pamje të mikut tim dhe të birit të tij teksa po i mblidhnin dhitë teksa e xhiroja dokumentarin për kafshët e egra. Ndodhi më 1990, pak para se lufta ta shkatërronte shtëpinë e tyre. Para pak vitesh zbulova se kush ishte djaloshi i vogël që po i mblidhte dhitë me të atin në episodin tim. Ai djalosh u bë futbollist i famshëm kroat

Momentin e shfaqjes së Modricit mund ta shikoni në videone  mëposhtme, pas minutës së dytë./Lajmi.net/