Higuain tregon arsyen pse zgjodhi Milanin dhe jo Chelsean

Gonzalo Higuain ka treguar arsyen e përzgjedhjes së Milanit para Chelsea.

Sport

18/10/2018 11:12

Sulmuesi argjentinas këtë verë u largua nga Juventusi, për t’iu bashkuar Milanit.

Gjatë një interviste për ‘La Gazzetta dello Sport’, Higuian ka thënë se Milani ka qenë skuadër që ka kërkuar shërbimet e tij, por jo edhe Chelsea.

“Unë zgjodha Milanin sepse më pëlqeu bindja me të cilën erdhën dhe më kërkuan, më pëlqeu interesimi i tyre, projekti i tyre”, ka deklaruar Higuain, përcjell ‘lajmi.net’.

“Të gjithë më donin te Milani, ndryshe nga Chelsea”, ka shtuar ai./Lajmi.net/